Ish-presidenti Sarkozi përplaset me tifozët e Barcelonës

Ish-presidenti i Francës Nikolla Sarkozi, për pak sa nuk u ngatërrua me tifozët e Barcelonës në “Kamp Nou” në ndeshjen e fundit (6-1) me PSZH-në në kuadrin e Ligës së Kampioneve, njoftoi, ditët e fundit, radioja Katalunia. Sarkozi që bënte tifozllëk për PSZH-në në stadium në atë ndeshje, filloi të thërriste “Hala Madrid” (thirrja e njohur e tifozëve të Realit të Madridit, rivalit kryesor të Barcelonës), kur sulmuesi i parisienëve, Kavani, shënoi në portën e Barcelonës, duke e bërë rezultatin 3-1. Tifozët barcelonas, pasi dëgjuan thirrjen e ish-presidentit francez, u zemëruan mjaft dhe filluan të bëheshin agresivë, por rojat e Sarkozisë e hoqën atë nga vendi, ku ai ndodhej. Sarkozi ka qenë president i Francës gjatë viteve 2007-2012.

sfidanti.al