Adetokumbo fiton betejën me Kërrin dhe Tompsonin!

Një kampionat i ashpër dhe me shumë ulje-ngritje. Golden Stejti nuk është ajo skuadra kampione siç u tregua vjet, e pavarësisht ndonjë kulmi, nuk po e ngre shumë kokën. Kështu i ndodhi edhe në duelin në fushën e Miluokit, ish-ekipit kampion, të cilin e humbi 111-128. Vendosi i gjithë Miluoki, por sidomos Janis Adetokumbo që shënoi 30 pikë, kapi 12 topa në tabela dhe shërbeu 5 asistë, duke shtuar një vjedhje topi e një bllokim gjuajtjeje. Problem që humbi 4 herë topin dhe gaboi shpesh nga gjuajtjet për tri pikë. Në mungesë të Holideit, u dalluan Midëlton, Portis dhe Alen, ndërsa “Vëllezërit Splesh” nga Kalifornia nuk ia dolën, Kërri pati vetëm 20 pikë dhe Tompson 14.

Sfidanti.al