Ishte një moment në nisje të intervistës pas fitores me Holandën, kur Lionel Mesi papritur u bë “garip” dhe i lëshoi një shprehje të ashpër një lojtari kundërshtar, sulmuesit Veghorst. “Çfarë ke që shikon kaqol? Largohu”, ishin fjalët e kapitenit të Argjentinës. Vetë Veghorsti u shpreh i ofenduar më pas duke pretenduar se donte thjesht t’i jepte dorën Mesit, por nja 14 000 km larg, në Argjentinë, tifozët janë të lumtur. Lajmet janë që shprehja e yllit është stampuar në fanela dhe ato po shiten me shpejtësi “drite” në Buenos Aires, ndërsa publiku ndihet entuziast që “magjistari” 35-vjeçar më në fund e ka lënë pas “etiketën” si “zemër pulë” dhe është kthyer në një trim i vërtetë, sikur të ishte mishërimi i vetë Diego Armando Maradonës.
Sfidanti.al