Paris SG, gati 1 milionë euro rrogë në javë për Rashfordin!

Mançester Junajtidi duhet të bëjë kujdes, ndonëse është pjesë e kampionatit më të fortë të botës. Markush Rashford, që shkëlqeu në këtë Botëror me Anglinë, qenka dëshirë e madhe e Paris SG, me klubin francez që paska bërë gati ofertën e madhe. Nuk dihet saktësisht sesa do t’i japë PSG-ja Junajtidit, ndonëse vlera në “transfermark” e kartonit arrin në 55-60 milionë euro. Dihet vetëm që oferta për lojtarin do të ishte 850 000 paundë stërlina në javë, apo rreth 1 milionë euro. Trajneri Erik Ten Hag deklaruar se do t’ia aktivizojnë automatikisht Rashfordit zgjatjen 1-vjeçare të kontratës.

Sfidanti.al