I ka bërë shumë keq kalimi tek Barcelona disa vjet më parë dhe problemet që lindën më vonë. Antuan Grizman ndoshta nuk u përshtat plotësisht në një ekip katalanas me Mesin dhe Suarezin, dhe me taktikën e “tiki takës”, ndërsa rikthimi tek Atletiko e Madridit nuk i solli lumturinë e dikurshme. Gjithsesi, sulmuesi francez po tregohet “sipëror” në Kupën e Botës me ekipin kombëtar, siç e tregoi ndaj Anglisë. Grizmani ishte ndër më të mirët në fushë, edhe pse nuk shënoi gol, ndërsa me Francën kurrë nuk ka zhgënjyer. Sulmuesi ka 72 ndeshje radhazi në kombëtare, pa humbur asnjë, diçka tepër e madhe, dhe shpresohet që kjo të ndikojë edhe në La Ligë.
Sfidanti.al