Pele falenderon Mbapenë për mbështetjen që i ka dhënë!

Legjenda braziliane vazhdon të ndodhet në spital në Sao Paulo, por pavarësisht se është sëmurë, mbetet aktiv. Pele ka falenderuar sulmuesin e Francës, Kilian Mbape, për mbështetjen që i ka dhënë këto ditë me t’u mësuar lajmi për shtrimin e tij në Qendrën Mjekësore “Albert Ajnshtajn”. Tri herë kampioni i botës shkruajti në rrjetet sociale fjalët e falenderimit, të shoqëruara me kënaqësinë që Mbape po thyen një tjetër rekord të tij në kupat e botës, ndërsa ka shënuar deri tani 5 gola, dhe bëhet më i riu që nga vetë Peleja që shënon 5 gola në fazën me eliminim duke përfshirë edhe Kupën e kaluar të Botës.

Sfidanti.al