Juventusi pret ylli Del Piero, por mund t’i largohen yjet në skuadër!

Fjala ka marrë dhenë edhe pse i zoti i punës ende nuk ka thënë gjë. Gjithsesi, do të ishte bukur që një legjendë si Alesandro Del Piero të kthehej në rol drejtues tek Juventusi pas largimit të Andrea Anjelit dhe Pavel Nedvedit, edhe pse problemet duken kaq të mëdha saqë nuk mjafton “një lule për të sjellë pranverën”. Mediat italiane shkruajnë se “Zonja e Vjetër” rrezikon shumë në Serinë A dhe në Europë, diçka që mund të bënte që yje të rëndësishëm të largoheshin, si Pogba, Vlahoviç, Danilo, Shezni, Kostiç, Kieza apo Di Maria. Mungesa e Championsit dhe, më e keqja, zbritja në Serinë B, do të ishin “vdekësore”. Kjo do të shoqërohej me ulje të mëdha të të ardhurave, pra me krizë edhe më të madhe financiare.

Sfidanti.al