Kroacia është mësuar me dramat, nga heroi Subashiç tek heroi Livakoviç!

Në 7 nga 8 ndeshjet e fundit në fazat finale të kampionateve europiane dhe botërore, ballkanasit kanë luajtur deri në kohën shtesë dhe 4 herë kanë shkuar deri tek penalltitë. E vetmja herë në këto 8 ndeshje që nuk u shkua në kohën shtesë ishte në finalen e Kupës së Botës në 2018 në Rusi, që e fitoi Franca 4-2. Në Euro 2008, Kroacia u eliminua pas penalltive në çerekfinale nga Turqia edhe pse kryesoi 1-0 në minutën e 119-të me golin e shënuar nga Ivan Klasniç. Në Euro 2016, kroatët u eliminuan në të tetat e finaleve nga Portugalia kur Kuarezma shënoi për 1-0 në 117’. Në 2018 në Rusi, “të zjarrtët” eliminuan me penallti Danimarkën në raundin e dytë dhe portieri Danijel Subashiç priti 3 penallti (Eriksen, Shone, Jorgensen). Në çerekfnale sërish me penallti dhe sërish shkëlqeu Subashiç, ndërsa në gjysmëfinale u mund Anglia 2-1 pas kohës shtesë. Në Euro 2020, Kroacia u eliminua me penallti nga Spanja në të tetat e finaleve, ndërsa pasditen e djeshme, ballkanasit eliminuan Japoninë në të tetat e finaleve të Botërorit me penallti pas rezultatit 1-1. Portieri Dominik Livakoviç priti 3 penallti.

Sfidanti.al