Kilian Mbape po krahasohet me Pelenë, Maradonën dhe Mesin!

Kur vjen puna te golat do të ketë të paktë si ai, dhe kjo po tregohet qartë. Edhe pse është vetëm 23 vjeç, Kilian Mbape ka shënuar 9 gola në dy kupa të botës, madje te kjo e dyta nuk ka përfunduar punë ende, ndërsa e pret çerekfinalja ndaj Anglisë. Ylli i Francës ka kaluar Diego Armando Maradonën dhe Kristiano Ronaldon që kanë shënuar nga 8 gola në botërorë, ndërsa është baraz me Mesin e një gol prapa Batistutës. Po ashtu, ai u bë më i riu që arrin 5 gola në fazat me eliminim direkt që nga Peleja i vitit 1958. Pritet që Mbape të kalojë legjenda si Koçish e Klinsman (nga 11 gola), Pele (12), Fonten (13), Gerd Myler (14), Ronaldo (Fenomeni, 15) dhe Klose (16.

Sfidanti.al