“Gropa financiare” e Juventusit paska qenë 650 milionë euro!

Një përgjim telefonik i (ish) presidentit Andrea Anjeli zbulon thelbin e çështjes. Aventura e Juventusit këta vjet paska qenë tepër e madhe, dhe rreziku i marrë në sy i papërballueshëm. Anjeli, që tashmë ka dhënë dorëheqjen, është përgjuar në shtator të këtij viti duke folur me ish-administratorin e deleguar të klubit, Arrivabenen, për hetimet që po zhvilloheshin për “plusvalencat” dhe dhjetëra miliona euro të fshehura me balance të rreme. “Shpesh kur kthehem në shtëpi më vjen për të vjellë, – thoshte Anjeli, – nuk kemi pasur vetëm probleme me Kovidin, por edhe të tjera. Për të shëndoshur financat e klubit duheshin 650 milionë euro, jo 400 milionë euro sa u dhanë nga aksionerët”.

Sfidanti.al