Linekeri ndryshon shprehjen: Futbolli është lojë që e fitojnë gjermanët … nëse kalojnë grupin!

Ish-ylli i madh i sulmit të Anglisë ka mbetur i famshëm jo vetëm si një futbollist shumë i mirë, por edhe për batutën e tij të famshme në vitet 80-të e 90-të. “Futbolli është një lojë kur 22 lojtarë dalin në fushë dhe ku në fund fitojnë gjermanët”, – tha atëherë Geri Linekeri. Sot, pasi Gjermania u eliminua sërish në grupin e Botërorit, Linekeri e modifikoi shprehjen e tij. “Futbolli është një lojë që në fund fitohet nga gjermanët, por vetëm nëse e kalojnë grupin”, – deklaroi ai me të qeshur.

Sfidanti.al