Mbyllja e fazës së grupeve ka nisur edhe valsin e bankinave, pasi deri më tani janë konfirmuar edhe 3 trajnerë që kanë dhënë tashmë dorëheqjen. i pari ishte trajneri Iranit, Karlos Kueiroz, pasi skuadra e tij u eliminua nga Botërori i Katarit. Edhe Tata Martino nuk është trajner i përfaqësueses së Meksikës. Largimi i tij ardhi pas eliminimit nga faza e grupeve. Meksika mposhti Arabinë Saudite në ndeshjen e fundit të Grupit C, e por nuk arriti të kualifikohet për në 16-she. Ndërkohë, të enjten në mbrëmje, Roberto Martinez, ka zbuluar se e ka drejtuar përfaqësuesen e Belgjikës për herë të fundit. Belgjika barazoi të enjten pa gola me Kroacinë dhe nuk kaloi dot fazën e grupeve në Botërorin e Katarit. Martinez ka drejtuar Belgjikën që nga viti 2016. Nën drejtimin e 49-vjeçarit, Belgjika arriti deri në gjysmëfinale në Botërorin e 2018-ës, falë gjeneratës së vlerësuar si “e artë”. Ndërkohë, pavarësisht eliminimit shumë herët nga Botërori në Katar, trajneri i Gjermanisë, Hansi Flik, e ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes.