Djaloshi i ri është vetëm 19 vjeç dhe ka lindur në Shtutgart. Babai i tij është nigerian dhe mamaja gjermane, ndërsa për shumë vjet ai ka jetuar në Britaninë e Madhe. Pasi e nisi futbollin në Gjermani tek akademia e TSV Lenercit (TSV Lehnerz), ai shkoi tek Sauthemptoni kur ishte 7 vjeç, dhe pastaj u bashkua me Çelsin për 8 vjet me radhë. Gjithsesi, në 2019, kur ishte vetëm 16 vjeç, Musiala vendosi të bashkohej me Bajernin ku vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite. Mesfushori sulmues ka qenë një nga më të mirët për bavarezët në Bundesligë dhe në Champions megjithë moshën tepër të re, ndërsa në Kupën e Botës në Katar është njëra nga shpresat e mëdha të ekipit të Gjermanisë së Hansi Flikut. Anglia deshi ta merrte për vete Musialën, por ai nuk u bind edhe pse Sauthgejti u përpoq ashtu si kapiteni i Liverpulit, Xhordan Henderson.
Sfidanti.al