“Mesi mbjell një lule në shkretëtirë”, “ëndrra vazhdon”!

Këto ishin titujt e mediave pas fitores dhe kënga e tifozëve në Katar pasi Argjentina arriti fitoren e saj. U duk shumë e vështirë, por lojtari i madh dallohet kur ndihmon ekipin pikërisht në momentin më të keq. Lionel Mesi e bëri këtë duke shënuar një gol të shkëlqyer ndaj Meksikës për 1-0, siç shkrua “Deili Meili”, me një prekje për të ndaluar topin dhe një prekje për ta dërguar në rrjetë. Më pas, shërbeu asistin për golin e dytë të Enzo Fernandezit. Mesi ka 8 gola në 21 ndeshje për kombin në kupat e botës, duke barazuar Maradonën që ka po 8 në po 21 ndeshje! “Marka” e kishte titullin “të qëlluar”: “Mesi mbjell një lule në shkretëtirë”, ndërsa tifozët argjentinas kënduan në Katar dhe në Buenos Aires që “ëndrra vazhdon”.

Sfidanti.al