Karlo Ançeloti është gati të takojë një njohje të vjetër. Hames Rodrigez është objektivi i radhës, dhe më i rëndësishmi për Bajernin gjatë verës, dhe trajneri italian është gati të shpenzojë mjaft për ta pasur kolumbianin në skuadër. Ishte pikërisht Ançeloti që e mori Rodrigezin në 2014, pas shkëlqimit në Botëror, dhe ai dëshiron ta ketë në “Alianc Arena” edhe pse nuk pritet që lojtari të marrë një vendim përpara verës.
Mediat spanjolle e dhanë lajmin “me vrap” duke mos harruar të theksonin se Hames vazhdon të mos luajë sa duhet tek Reali i Zidanit. “Marka” njofton edhe që Juventusi apo Mançester Junajtid janë të interesuar për talentin nga Kolumbia, që u ble nga Reali për 76 milionë euro, por që nuk po arrin të stabilizohet nën Zidanin, ashtu si edhe nën Benitezin.
Sfidanti.al