Nga përplasja për golin e anuluar në përqafim, histori tifozësh në Botëror!

Momenti pati shumë tension. Ndodhi thuajse që në nisje të ndeshjes së parë të Kupës së Botës, Katar-Ekuador, kur pas anulimit të golit të miqve, një tifoz protestoi ashpër. Ishte një ekuadorian, që ndodhej në tribunën e stadiumit, dhe që akuzoi me fjalë dhe me duar se anulimi i golit ndodhi për shkak se arbitri ishte i korruptuar nga paratë e Katarit. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak shumë tifozëve vendas që ndodheshim pranë tij, madje njëri prej tyre i bërtiti me zë të lartë që të pushonte, madje duke i bërë edhe shenjën e njohur me gisht. Frika ishte se gjithçka mund të rëndohej e mund të ndodhte ndonjë skandal, por për fat të mirë nuk u arrit deri aty.

Kjo ndoshta edhe sepse Ekuadori pati epërsi dhe shënoi dy gola që në pjesën e parë, duke bërë që tifozi amerikanolatin të qetësohej dhe që edhe vendasit të bëheshin pesimistë. Gjithsesi, ndryshe nga shqetësimi i supozuar, fundi në stadiumin e Kupës së Botës ishte i lumtur. Në një video të hedhur në rrjetet sociale pas ndeshjes, dy tifozët u shfaqën krejt si miq duke biseduar e duke u përqafuar. Problemin e vetëm e patën vendasit e Katarit pasi skuadra e tyre u mund bindshëm.

Sfidanti.al