Eksperimentet tek Bajerni përfunduan, në janar Nagelsmani ka gati skemën përfundimtare!

Gjatë fazës së parë të sezonit u provua fillimisht moduli 4-2-2-2 dhe kjo u bë sepse trajneri dëshironte të përfshinte të gjithë talentin që kishte në ekip duke mos lënë askënd të pakënaqur. Gjithsesi, rezultatet nuk dolën edhe aq të mira ndaj edhe Julian Nagelsmani u detyrua të bëjë “korrigjime” rrugës për të kaluar tek skema me klasike 4-2-3-1. Një ndryshim në dukje i vogël, por që solli ekuilibër në mesfushë dhe në mbrojtje, ndërsa bëri që të spikaste Erik Maksim Çupo-Motingu si sulmuesi i vetëm. Sipas “Kikerit”, Nagelsmani që nga janari nuk do të bëjë më eksperimente dhe futbollistët e dinë sesi do jetë e formatuar skuadra në fushë. Për më tepër, klubi nuk ka në plan të afrojë sulmues tjetër pas dëmtimit të Sadio Manesë, por do ta presë kur të kthehet.

Sfidanti.al