Mançester Junajtidi nis hapat ligjorë për përjashtimin e Ronaldos!

Ishte një përfundim i pritshëm, ndonëse duhet të mos nxitohemi përpara se të përfundojnë procedurat, për të parë rrjedhojën. Mançester Junajtidi informoi se ka nisur hapat e duhur në përgjigje të intervistës mediatike të Kristiano Ronaldos. Mediat britanike shkruan se kjo do të thotë se klubi i “Old Trafordit” do të nisë procedurat ligjore për t’i dhënë fund kontratës së superyllit 37-vjeçar në mënyrë të njëanshme, dhe me synim për të mos paguar asnjë cantim nga 16 milionë paundë stërlinat e rrogës që i mbeten atij për të marrë deri në fund të kontratës. Ronaldo akuzoi klubin dhe trajnerin Ten Hag në intervistën për gazetarin Pirs Morgan.

Sfidanti.al