Juventusi është shumë i përfshirë në Botëror, ka plot 11 lojtarë!

Seria A, ashtu si kampionatet e tjerë kryesorë të Europës, do të ketë mjaft emra të impenjuar në turneun që nis të dielën. Më shumë se të gjithë ka Juventusi, plot 11. Roma ka 4 lojtarë në Katar (nëse Dibala nuk largohet), Torino arrin në pesë (3 të Serbisë), Fiorentina po 5, ashtu si edhe Napoli. Ndërkaq, Milani arrin në 7 me dy të Francës (Zhiru, Hernandez). Edhe Interi ka 7 përfaqësues në Kupën e Botës me dy holandezë e dy argjentinas. Gjithsesi, rekordin e ka Juventusi që përfaqësohet në Botëror me 11 futbollistë, nga të cilët janë 3 brazilianët Danilo, Aleks Sandro dhe Bremer, dy argjentinasit Paredes e Di Maria, dy serbët Kostiç e Vlahoviç, dy polakët Shezni e Milik si dhe amerikani Mekkeni, francezi Mekkeni.

Sfidanti.al