Nuk është thjesht për Lionel Mesin, edhe pse futbollisti më i shquar i rruzullit padyshim që ndikon. Gjithsesi, ka arsye më të forta që italianë më së shumti do të mbështesin Argjentinën në këtë Kupë të Botës, në mungesë të kombëtares së tyre. Pasi Të Kaltrit e Mançinit nuk ia dolën dot ndaj Maqedonisë së Veriut (çfarë kontrasti me fitoren e Europianit!), banorët në Apenine i janë përgjigjur sondazheve mediatikë se do të jenë më shumë me ekipin e Mesit, Di Marisë, Dibalës dhe Lautaro Martinezit. Tre të fundit luajnë në Serinë A, ndërsa një shkak i fortë është që rreth 60 për qind e popullsisë së sotme të Argjentinës, që do të thotë rreth 25 milionë banorë, kanë një origjinë sado të largët italiane.
Sfidanti.al