Sipas asaj që shkruhet në shtypin europian, ka pasur bisedime mes bavarezëve dhe përfaqësuesve të Kristianos, ndërsa arsyeja e interesimit nga Mynihu thuhet se është dëmtimi i Sadio Manesë. Nga një anë, duhet thënë (me të drejtë) se tek Bajerni nuk mendojnë tek fuqitë çudibërëse të magjistareve që mund të pajtojë Senegali për të shëruar sulmuesin, por nga ana tjetër duhet thënë (sërish me të drejtë) se nuk ka magjistar që mund të ndërrojë mendjen e Julian Nagelsmanit apo Oliver Kahnit lidhur me Kristiano Ronaldon. Portugezi është po ai që ka qenë, madje e konfirmoi me intervistën “shpërthyese” kundër klubit ku është tani. A mundet që në “Alianc Arenë” të fusin në shtëpi një “eksploziv” që mund të shkatërrojë gjithë skuadrën?!
Sfidanti.al