Ishte vetë futbollisti që e ftoi trajnerin që të merrte pjesë në gjyq, por Pepi nuk mundi të thoshte gjithçka që do të kishte dashur francezi që ka mbi shpinë 7 akuza për dhunë seksuale, përfshirë përdhunim dhe shantazh ndaj femrave. Guardiola deklaroi se Mendi ishte një tip shumë i mirë në gjirin e ekipit, që pëlqente të argëtohej dhe argëtonte të tjerët, ndërsa shtoi se “është vështirë të gjesh një lojtar tek Man. Siti që të flasë keq për të”. Gjithsesi, Pepi tha se “unë i kontrolloj lojtarët e mi në stërvitje dhe në ndeshje, jo në jetën private”. Ndërkaq, tekniku katalanas pohoi se “nuk jam ndjerë i kënaqur për lajmet që vinin për festat e Mendisë në vilën e tij gjatë pandemisë”.
Sfidanti.al