Pioli nuk flet, Maldini thotë se Milani beson ende tek titulli

Nuk mund të thonë gjë tjetër, sepse ndryshe do të ishte dorëzim që në nëntor. Paolo Maldini e di se këto fjalë nuk mund të thuhen, dhe madje e di se as nuk duhet të mendohen, ndryshe nuk mund të luftosh deri në fund. Ish-kapiteni legjendar, sot drejtori sportiv i Milanit, foli pas fitores në Serinë A ndaj Fiorentinës (2-1), në vend të trajnerit Stefano Pioli. Ky i fundit nuk deshi të fliste “për arsye personale”. “E vërtetë që jemi prapa, – thotë Maldini, – por, po ashtu ishim edhe vjet ndaj Interit dhe ia dolëm. Napoli vërtet po bën një sezon të pabesueshëm, por ne vazhdojmë të besojmë tek titulli”. Gjithsesi, Maldini pohoi se “fitorja ishte e vështirë, me sakrificë të madhe, dhe jo me lojën e mirë që kemi bërë gjatë këtij viti”.

Sfidanti.al