Eh Kilian, s’ke pse kundërshton duke kapur me dorë “allatet”!

E kemi thënë shpesh dhe jemi të detyruar ta përsërisim. Ndërsa në futboll ka me qindra e mijëra njerëz të shkëlqyer e të mrekullueshëm, ka nga ata që vërtet kanë talent të madh, por që me sjelljen rrezikojnë “të ngelin në klasë”. Në këtë kategori ra të paktën këtë të diel Kilian Mbape, që e shprehu në një mënyrë të turpshme kundërshtimin e tij. Një tifoz në tunelin e “Parkut të Princave” i kërkoi që të bënte një përshëndetje për diçka. Reagimet mediatike ishin negative, dhe një tifoz i Realit shkruajti në Tuiter se “këtë lojtar nuk e dua në Madrid sepse i mungojnë gjërat më të rëndësishme”.

Sfidanti.al