FSHF nuk u beson më faturave të trajnerëve kuqezinj, më mirë “me para në dorë”!

Zgjedhja nuk është bërë ende, por formula duket se është përcaktuar. Trajneri i ardhshëm i Shqipërisë do të ketë një pagë më të madhe se deri tani, dhe kjo për shkak të një ndryshimi të mënyrë së pagesës nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit. Burime nga institucioni bëjnë me dijë se trajnerit pritet t’i japin nga 50 deri në 100 000 euro më shumë në edicion, duke vendosur që t’i mbulojë vetë shpenzimet për udhëtimet e punës. Besohet se trajneri i tanishëm, Edi Reja, merr rreth 200 000 euro në edicion, pak a shumë në nivelin që kanë qenë të gjithë duke përfshirë edhe Xhani De Biazin. Nga ana tjetër, trajnerët kuqezinj sillnin në Federatë faturat e shpenzimeve të punës, dhe merrnin paratë.

Tashmë, kjo gjë do të ndryshojë, e ndoshta Duka mendon se kështu kostoja financiare do të jetë më e vogël. Mund të thuhet gjysmë me shaka se FSHF ka dyshuar se trajnerët kanë përfituar më shumë duke paraqitur çdo faturë, qoftë edhe për ndonjë kafe. Përsa i përket pasardhësit të Rejës, ende nuk mund të thuhet asgjë përfundimtare, ndonëse zgjedhja pritet të jetë sërish nga Italia. Burime pranë Dukës informojnë se është diskutuar me trajnerë si Xhampaolo apo Di Biaxho, ndonëse është folur edhe për ndonjë kandidaturë kroate apo edhe ndonjë tjetër.

Sfidanti.al