Çfarë gjëje e rrallë për Levandovskin, polaku merr të kuqin e tretë në karrierë!

Për herë të parë i ndodhi kur ishte i ri, nja 20 vjeç, dhe luante në kategorinë e dytë të Polonisë. Robert Levandovski mori atëherë një kartontë kuq, pas dy të verdhëve, ndërsa kishte fanelën modeste të ekipit Zniç Prushkov. Për herë të dytë i ndodhi në Gjermani, ndërsa luante për Dortmundin dhe mori një karton të kuq direkt në Bundesligë në sfidën ndaj Franfurtit në 2013. Kanë kaluar 9 vjet, dhe Levandovski nuk njohu përjashtim tek Bajerni, por ja që i ndodhi kështu tek Barcelona, pas 14 ndeshjeve në La Ligë. Polaku u përjashtua me dy të verdha në ndeshjen e mbrëmshme në fushën e Osasunës. Kjo ndodhi që në pjesën e parë, por Barcelona ia doli të fitonte 2-1.

Sfidanti.al