Harroni Katarin, se Italia do të na gjejë “gjysmagjel”!

Ekipi përfaqësues po përgatitet dhe sot ka udhëtuar drejt Spanjës, por vëmendja është edhe diku tjetër. Në kohën që trajneri Edi Reja drejton një skuadër eksperimentale në miqësoren ndaj Katarit, shqetësimi është i madh për miqësoren me Italinë. Kjo sepse, në sfidën e luksit në 16 nëntor në “Arenën Air Albania” pritet të mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm, dhe kjo për shkak dëmtimi. Lajmi i fundit është lëndimi i Endri Çekiçit në Superligën turke, dhe sipas trajnerit të tij, mesfushori të mungojë për rreth 15 ditë. Kjo do të thotë se 25-vjeçar e ka të pamundur të riaftësohet në kohë për Italinë, ndërsa keqardhja është e madhe sepse ka qenë në formë shumë të mirë.

Po ashtu, të dëmtuar janë lojtarë si Klaus Gjasula, Federik Veseli apo portieri Tomas Strakosha. Ata madje janë mungesa afatgjata e mund të kthehen ndoshta vetëm në dhjetor apo janar. Sidoqoftë, ka edhe lajme të mira. Amir Abrashi, një nga mesfushorët më të spikatur kuqezinj, po riaftësohet nga dëmtimi i pësuar në Superligën e Zvicrës dhe besohet se do të grumbullohet në kombëtare për Italinë. Edhe sulmuesi Rej Manaj është kthyer në stërvitje në Angli, ashtu si Etrit Berisha tek Torino në Itali. Rej Manaj është gati, po ashtu kapiteni Etrit Berisha.

Sfidanti.al