Gjokoviç synon rekordet: Është bukur kur fiton ndeshje të tilla!

Përballë në gjysmëfinalen e Mastersit 1 000 në Paris pati një tenist të shkëlqyer si Stefanos Cicipas. Greku është një nga më të mirët e tenisit botëror, dhe kjo e bëri më emocionuese dhe më “me xixa” përballjen me Novak Gjokoviçin. Ish-numri 1 në botë ia doli 2-1 me sete pas një dueli të vështirë, dhe në fund e meritoi. Rezultati ishte 6-2, 3-6, 7-6 (4). Finalja në Paris-Bersi do të jetë gjithashtu shumë kërshëruese ndaj një adoleshenti danez, Holger Rune, që nuk kishte qenë ndonjëherë në këtë nivel.

“Është bukur kur fiton ndeshje të tilla, – tha Nole më pas, – Stefanosi është një nga më të mirët në botë. Jam shumë i lumtur që e kalova këtë sfidë”. Gjokoviç synon titullin e 39-të Marsters në karrierë, që do të thellonte rekordin botëror që mbahet nga ai, si dhe turneun e 91-të në karrierë, një më pak se Rafael Nadal. Më tej, ai do të synojë Finalet ATP dhe në janar Australian Openin (ku besohet se do të lejohet të luajë) për t’u barazuar me Rafael Nadalin me nga 22 Grand Sleme secili, që është edhe rekordi botëror.

Sfidanti.al