Alkaraz tërhiqet nga Parisi, rrezikon Finalet ATP dhe Kupën Dejvis

Dy ditë më parë Spanja humbi numrin 2 të saj, dhe legjendën më të madhe të tenisit, Rafael Nadalin. Veterani 36-vjeçar u eliminua nga amerikani Pol në Mastersin 1 000 në Paris-Bersi, ndërsa ditën e djeshme, Karlos Alkaraz u detyrua të tërhiqej nga çerekfinalja ndaj norvegjezit Rune. Ishte një duel i të rinjve dhe spanjolli numri 1 i botës, probleme fizike duke mos e përfunduar dot setin e dytë. Rezultati ishte 6-4 e 6-6 deri në atë moment. Adoleshenti spanjoll, fitues i US Openit këtë vit, nuk rrezikon vendin e parë deri në mbyllje të 2022-it, por nuk dihet nëse do të jetë gati për Finalet ATP dhe për Kupën Dejvis. Në gjysmëfinale në Paris do të jetë Novak Gjokoviç që kaloi italianin Muzeti dhe do të synojë titullin e 7-të në karrierë në Paris.

Sfidanti.al