Shumica e atyre lojtarëve, siç ndodh shpesh, nuk arrijnë të bëjnë karrierë të madhe, edhe pse në moshë të vogël mund të kenë veshur fanelën e Barcelonës. Kështu ndodhi edhe me brezin e atyre që kanë lindur në 1987 dhe që formuan një skuadër të rinjsh të jashtëzakonshme, për të gjitha nivelet. Mes tyre, ishte edhe Gerard Pike, po ashtu Lionel Mesi dhe Sesk Fabregas, ndërsa të tillë si Ksavi, Buskets apo Iniesta ishin brez tjetër. Të krijuar në Akademinë e famshme “La Masia” në Barcelonë, ata i fituan të gjithë kampionatet ku morën pjesë për moshat, duke mos humbur asnjë ndeshje. Tashmë, Pike u largua, ndërsa Fabregas po ashtu nuk është në fushë. Mbetet Lionel Mesi, i cili nuk e ka më fanelën “blaugrana”, por ndoshta do të vijë ta provojë edhe një sezon përpara sesa të mbyllë karrierën.
Sfidanti.al