Kuptohet që në këtë sistem nuk është vetëm njëri krah, por edhe tjetri. Nuk vlen vetëm ajo që kërkon njëra palë, por edhe sesa është e gatshme të japë tjetra, por edhe sesi do të jetë konkurrenca. Për Xhud Belinghamin duket se Borusia e Dortmundit i ka mirë punët sepse shërbimet e adoleshentit anglez kërkohen nga shumë klube, që nga Reali, Junajtidi, Çelsi e Liverpuli. Lajmet janë që Dortmundi i ka vënë çmim kartonit të Belinghamit, dhe ky çmim është 150 milionë euro. Nuk dihet nëse klubet do të jenë të gatshëm për kaq, ndonëse Reali padyshim që i ka këto para.
Sfidanti.al