“Kvaratskelia”, ylli i Napolit që e ka 35-fishuar vlerën në vetëm 2 vjet

Për t’u larguar nga Rusia, pas nisjes së sulmit ushtarak ndaj Ukrainës, shfrytëzoi një “vrimë” në rregulloret e FIFA-s, dhe gjeti “shtegun” me anë të një itinerari Rubin Kazan-Dinamo Batumi-Napoli, pra Rusi-Gjeorgji-Itali! Sot, Kviça Kvaratskelia është një yll i ri, por që po shkëlqen fort në futbollin europian, një nga më të mirët në Serinë A dhe në Champions. Djaloshi 21-vjeçar gjeorgjan, kartoni i të cilit vlente vetëm 900 000 euro në sezonin 2019-2020, kaloi në Napoli për rreth 10 milionë euro, ndërsa tani vlera profesionale ka arritur në 35 milionë euro. Kontrata e tij me Napolin vlen deri në 2027, por padyshim që verën e ardhshme do të ketë “luftë” për shërbimet e tij. Kartoni mund të shkojë në “qiell”, por së pari tifozët napolitanë shpresojnë që djaloshi që krahasohet me Maradonën dhe Salahun (Kvaradona) të fitojë trofe në Itali.

Sfidanti.al