Roma në zonën Champions falë “fëmijës” Volpato!

Verona e nisi vetë gjithçka mirë, dhe po vetë prishi gjithçka. Ishte Pavel Davidoviç që shënoi për 1-0 në portën e Romës, dhe gjithashtu i njëjti lojtar që u përjashtua me të kuqe që në pjesën e parë (36’). Nga kjo përfitoi ekipi i Zhoze Murinjos që fitoi 3-1 dhe hyri në zonën Champions në Serinë A. Golat erdhën nga Zaniolo, Volpato dhe El Sharaui. Veçohet sidomos Volpato, 18 vjeç, që vjen nga Australia, që shtoi edhe një asist dhe krijoi 3 raste. “Gjithmonë kam besuar te ky fëmijë”, – shprehet tekniku portugez i lumtur. Skuadra e Murinjos ka 25 pikë duke qenë në vend të katërt, me vetëm 1 pikë më pak se Milani dhe 2 më pak sesa Atalanta që është e dyta. Sezoni duket pozitiv pavarësisht problemeve dhe faktit që ekipi shënon pak gola, vetëm 16 në 12 ndeshje!

Sfidanti.al