Realin e ndal një “dorë e madhe” ndaj Gironës në “Bernabeu”

Barcelona mund të ndihet shumë më mirë tani, edhe pse nuk është ende në krye të renditjes. Gjithsesi, barazimi 1-1 i Realit në “Santiago Bernabeu” ndaj Gironës bëri që kastilianët të jenë vetëm 1 pikë mbi katalanasit në klasifikimin e La Ligës. Ishte një ndeshje papritur e vështirë për kampionët e Spanjës, të cilët shënuan me shumë vështirësi në 70’ me anë të Vinisiusit ndaj një ekipi që cilësohet modest. Në 79’, arbitri dha penallti për Gironin pasi Asensio e preku topin me dorë në zonë, ndonëse ishte më shumë një karambol, një rikoshetë. Madrilenët protestuan ashpër, po ashtu trajneri Karlo Ançeloti, por vendimi nuk u kthye dhe Stuani barazoi për miqtë. Ekipi i vendit të 16-të i mori pikën kampionëve të Europës, ndërsa Ançeloti tha se “ata e shpikën këtë penallti”. Toni Kros doli me karton të kuq në fund për t’i bërë gjërat më keq, ndërsa Reali ka dy ndeshje pa fitore pas humbjes 2-3 edhe në Champions në fushën e Lajpcigut. Madrilenët kryesojnë me 32 pikë ndaj 31 të Barcelonës.

Sfidanti.al