Shkëlqimi i Gnabrisë, tek Bajerni flasin për “rrugën elektrike”!

Në skuadrën bavareze siç duket është zakon që në çdo ndeshje dallohet ndonjëri nga lojtarët, dhe disa prej tyre e kanë bërë shpesh. Më herët, është shkruar për Kimihun, Goreckën, Manenë apo De Ligtin, madje më shumë për Musialën e Sanenë, ndërsa tani është radha e Serzh Gnabrisë. Ylli ofensiv i krahut shkëlqeu fort në fitoren 6-2 ndaj Maincit në Bundesligë, aq sa mediat bavareze shkruan për “rrugën elektrike” për shkak të energjisë së madhe që ky lojtar po i jep lojës së skuadrës. “Për momentin, po kënaqem shumë, – thotë futbollisti, – bëmë autokritikë dhe punuam fort kur gjërat nuk po na shkonin mirë. Edhe unë si shokët!” Gnabria ka 5 ndeshje radhazi që përfshihet në golat e ekipit, ndërsa Bajerni ka nisur festën në pritje të ndërprerjes së sezonit.

Sfidanti.al