Interi ka nisur “vrapin”, por distanca me majën ende është e madhe!

Zikaltërit janë shënuar dhe po “vrapojnë”, siç e tregoi edhe ndeshja e radhës në Serinë A, ndonëse diferenca me kreun mbetet. Katër fitore radhazi në kampionat janë një tregues që nuk ka nevojë për koment për Interin, edhe pse skuadra e trajnerit Simone Inzagi gjithmonë të krijon një ankth se “hë, kur po gabon”. Tifozët shpresojnë që kjo gjë të jetë sa më larg. Tashmë, ka katër ndeshje radhazi me fitore në “San Siro” përfshi edhe Championsin. Çalhanoglu ishte i jashtëzakonshëm ndaj Sampdorias (3-0) sipas “La Gazeta delo Sportit”, dhe po ashtu edhe Nikolo Barela.  “EuroBarela”, shkruan e përditshmja milaneze, që shton se Interi shkon me besim drejt ndeshjeve të vështira të javës që vjen, ndaj Bajernit në Mynih dhe kundër Juventusit. “Po kënaqem, – thotë Inzagi, – ky është Interi që dua, por vështirë ta kemi Brozoviçin të martën”. De Vrij, Barela dhe Korrea shënuan golat, ndërsa tani zikaltërit janë në vendin e tretë me 24 pikë, në pritje të Lacios.

Sfidanti.al