E kuptoi sërish sesa të vështirë do ta ketë këtë vit që të ngrejë kokë siç duhet. Juventusi është një skuadër që ka luftuar vazhdimisht për trofe ndaj edhe nuk mundet të kënaqet me një fitore “aty-këtu” dhe me shpresën se e ardhmja do të jetë më e mirë. Për tifozët bardhezinj, kjo do të thotë “të ngopesh më lugë bosh”. Gjithsesi, është pikërisht kjo që po ndodh pasi suksesi 1-0 në fushën e Leçes në Serinë A nuk ishte aspak bindës. Ekipi i Alegrit vuajti sërish dhe u desh një “perlë” e të riut Faxholi (që u krahasua me Del Pieron) për të siguruar tri pikët. U desh minuta e 73-të, ndërsa në fund puljezët goditën edhe shtyllën. Alegri tha fjalët e zakonshme që “djemtë u sollën siç duhet, luajtëm një ndeshje të mirë, mund të kishim shënuar gol më herët”. Juventusi ka 22 pikë, që do të thotë 10 më pak se Napoli!
Sfidanti.al