Në Angli shqetësohen për Liverpulin: “Nuk fiton trofe me këtë mesfushë”!

Duket më shumë një rraskapitje mendore sesa një problem në qendër të terrenit, por gjithsesi ish-ylli i të kuqve, Graem Sunes, e drejtoi gishtin pikërisht aty. “Liverpulin po e kërcënojnë, po i bëjnë presion kundërshtarët, ndërsa ekipi nuk është aspak në ritmin e lojës së sezonit të kaluar, – deklaroi skocezi, – me këtë mesfushë që ka, ekipi i Klopit nuk fiton dot tituj”. Liverpuli u mund dje 1-2 në “Anfild” nga Lidsi, një rezultat që tregoi sërish krizën në të cilën ndodhet ekipi nënkampion i Anglisë dhe i Europës, dhe kjo vetëm disa muaj pasi dominoi Realin në finalen e Championsit që e humbi pa fat. Të kuqtë janë 8 pikë larg zonës Champions kur kanë kaluar vetëm 12 javë në Premier Ligë.

Sfidanti.al