Dikur kanë qenë shokë skuadre dhe nuk ia kaluan aspak mirë. E tillë ishte historia te Meklareni në 2007 mes Fernando Alonsos dhe Ljuis Hamiltonit, nga konflikti i të cilëve përfitoi Kimi Raikonen që bëri të vetin titullin në Formula 1 në timonin e Ferrarit. Kanë kaluar 15 vjet dhe ja ku piloti spanjoll del sërish kundër anglezit, ndërsa “peshon” titujt e fituar nga aid he nga rivali tij, Maks Verstapen, që ka dalë dy herë radhazi kampion i botës. “Titujt e Verstapenit kanë më shumë vlerë sesa ata të Hamiltonit, – tha Alonso në prag të garës së sotme në Meksikë, – kjo sepse Hamiltoni thuajse gjithmonë luftoi me shokun e ekipit, ndërsa Maksi gjithmonë ka luftuar me një rival të një ekipi tjetër”.
Sfidanti.al