Napoli nderon siç i takon statujën e Diego Armando Maradonës

Nëse legjenda do të kishte qenë gjallë, padyshim që do të kishte zgjedhur të ishte i pranishëm në stadiumin që mban emrin e tij. Impianti i Napolit nuk e ka më emrin “San Paolo”, por “Maradona” sepse magjistari i futbollit është engjëlli i vërtetë mbrojtës i qytetit, dhe pikërisht dje brenda tij u përurua statuja e argjentinasit të jashtëzakonshëm. Skuadra napolitane e nderoi siç duhet këtë ngjarje dhe kujtimin e ish-kapitenit duke fituar 4-0 ndaj Sasuolos në Serinë A. Të kaltrit kryesojnë kampionatin me 32 pikë ndaj 26 të Milanit që ka një ndeshje më pak. Amir Rrahmani nuk pati mundësi të luante këtë herë, por shokët e tij bënë detyrën me Osimhenin (3 gola) dhe Kvaraskelian (1).

Sfidanti.al