Shpesh duket sikur ata janë diku jashtë kësaj bote, sikur janë ngjitur në një skenë të lartë e të largët, të zmadhuar në ekranet e kamerave dhe të ndriçuar deri në verbëri nga reflektorët rreth e rrotull, ndërsa janë aktorë të një spektakli që luhet, në të njëjtën mënyrë si në Romën e Vjetër, që njerëzit të harrojnë hallet. i tillë futbolli profesionit dhe yjet e tij, por që ndodh të goditen, të plagosen e të vdesin si “vdekatarët” e tjerë. Një gjë e tillë i ndodhi mbrojësit të Monzës, Pablo Mari, të dhënë hua nga Arsenali, i cili u godit me thikë në një market në Milano dhe shpëtoi për mrekulli. “Pata fat, – thotë ai, – isha me shpinë dhe më goditën me thikë, ndërsa pranë meje u vra një njeri”. Futbollisti është në spital jashtë rrezikut për jetën, ndonëse nuk dihet se kur mund të kthehet në fushë, nëse do të kthehet ndonjëherë.
Sfidanti.al