Edhe Lebroni mund të shitet për t’i bërë vend “sensacionit” Uembanajama!

Kështu mendojnë në NBA, ndërsa “Mbreti i basketbollit” do të jetë shumë shpejt 38 vjeç. Lebron Xhejmsi mund të jetë ylli më i madh i epokës, dhe në garë me Majkëll Xhordanin për më të mirin e historisë, veçse mosha kalon dhe pretendentët e rinj kanë dalë në skenë. Tashmë po flitet për “sensacionin” Viktor Uembanajama, që është vetëm 18 vjeç, është francez dhe 2.20 metra shtatlartë. Ai cilësohet e ardhmja e NBA-së dhe vetë Lebroni e ka vlerësuar si një “alien”. Në SHBA thonë se mund të vijë puna që vitin tjetër, Lejkërsat të jenë të detyruar të transferojnë Xhejmsin për të mundur të marrin Uembanajamën.

Sfidanti.al