Ronaldo paska qenë me “karton të verdhë” tek Junajtidi që nga vera

Trajneri Erik Ten Hag është shprehur se vendimi për ta lënë Kristianon jashtë skuadre u mor për të mirën e shokëve të tij, ndërsa mediat angleze shkruajnë se historia e pakënaqësive dhe e masave të klubit është më e hershme. Ronaldo paska qenë paralajmëruar që në verë kur u largua nga ndeshja që në pushimin e saj gjatë një miqësoreje të asaj kohe. Kjo ndaj Totenhemit ishte hera e dytë dhe trajneri Ten Hag u detyrua të veprojë. CR7 ka nisur të stërvitet më vete, bashkë me trajnerët, ndonëse pritet të kthehet në ekip pas ndeshjes në Premier ndaj Çelsit.

Sfidanti.al