Më mirë “plak” se kurrë, Benzema më i vjetri fitues i Topit të Artë pas Metjusit!

Vetëm “gjyshi” anglez lë pas veteranin francez, dhe ai ishte i pari fare. Stenli Metjus i Anglisë dhe i Blekpulit, u bë fitues i Topit të Artë në edicionin e tij debutues në 1956, duke qenë 41 vjeç. Karim Benzemaja nuk është kaq i shtyrë në moshë, por gjithsesi në dhjetor mbush 35 vjeç. Trofeun e “Frans Futbollit” e mori zyrtarisht në moshë 34-vjeçare, por sërish lihet prapa vetëm nga Metjusi. Francezi kurorëzon një karrierë të shkëlqyer në të cilën ka fituar 5 Champions e 4 La Liga me Realin, si dhe shumë Superkupa e Kupa të Botës për klubet, si dhe 4 tituj në Francë me Lionin. Me Francën ka fituar Ligën e Kombeve, dhe shpreson të ketë “qershinë mbi tortë”, Kupën e Botës në Katar.

Sfidanti.al