“Do të jetë jashtë për një kohë pa afat”. Ky ishte konkluzioni i diagnozës së lëndimit të lojtarit më në formë të Bajernit në këtë moment, Leroi Sanesë. Pasi shkëlqeu në fitoren 5-0 ndaj Frajburgut, Sane doli me dëmtim në kofshë në këmbën e majtë, pasi bëri vizitën (MRI-në) në klinikën e klubit në “Zebener Shtrase”. Nuk dihet se kur futbollisti elegant do të kthehet në fushë, ndërsa koha nuk mund të bëhej më e keqe. Bajerni ka nevojë për të, ashtu si edhe Gjermania që në nëntor shkon në Kupën e Botës në Katar. “Vështirë që tek Bajerni të ketë vazhdimisht lajme të mira, – shkruajtën mediat bavareze, – ose do të ketë krizë në fushë, ose në dhomën e zhveshjes, ose do të ketë dëmtime”. Sipas “Bildit”, Sane mund të mungojë 3 javë apo më shumë.
Sfidanti.al