“Ishte një fitore e zemrës, inteligjencës dhe përvojës”. Ky ishte përfundimi që nxorri Zhoze Murinjo pasi Roma ia doli të truimfonte 1-0 në fushën e Sampdorias në Serinë A, në ndeshjen e fundit të javës në stadiumin “Marasi” të Gjenovës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, nuk ishte as në stol për shkak të një dëmtimi, që e la edhe jashtë ndeshjes së Ligës së Europës ndaj Betisit. Lorenco Pelegrini shënoi një gol të hershëm, që në minutën e 9-të me penallti, dhe kjo mjaftoi në një përballje të ashpër me skuadrën e trajnerit Dejan Stankoviç që mbetet në vend të fundit, por që luftoi shumë dhe pati epërsi në zotërimin e topit (57 për qind). Ky është stili pragmatik i Murinjos, që e njohim nga kohët tek Çelsi apo Interi. Roma është në vend të katërt në renditje me 22 pikë, vetëm 4 pikë prapa Napolit që kryeson.
Sfidanti.al