Interi në shitje, por Marota thotë se Çangu është pranë ekipit!

Nuk mund të themi se kjo shprehje nga me atë që “mjeku apo i afërmi është pranë të sëmurit”, sepse një klub si Interi nuk mund të thuhet se është për spital. Gjithsesi, një ndryshim i madh mund të ndodhë dhe nga Britania e Madhe shkruajnë se zikaltërit janë në shitje. Duket se kompania kineze me president të klubit, Stiven Çang, nuk mund të përballojë këtë ngarkesë financiare, për shkak të problemeve jashtë futbollit, dhe “Fajnenshël Tajmsi” (Financial Times) shkruan pikërisht se ky proces është në zhvillim e sipër. “Kjo është një situatë që mund të ndodhë mbi kokën time, – thotë administratori i deleguar, Bepe Marota, – gjithsesi, presidenti është pranë skuadrës dhe klubit. Ai ka lidhje shpirtërore me familjen zikaltër duke investuar qindra milionë euro”. Sipas “FT”-së, Suningu ka autorizuar bankierët e “Goldman Sahsit” (Goldman Sachs) dhe të Grupeve Rejn (Raine Groups) për të realizuar shitjen e aksioneve.

Sfidanti.al