Kush mund ta besojë se Toni Krosit i përfundon kontrata në 2023!

Ndaj Barcelonës ishte një mrekulli e vërtetë, një nga më të mirët në fushë, së bashku me Militaon, Karvahalin, Benzemanë, Alabën dhe sidomos Valverden. Po flasim për Toni Krosin, që bashkë me Luka Modriçin, përbën dyshen e veteranëve në mesfushën e Realit, dhe që tregoi një nivel tepër të lartë. E përditshmja spanjolle “Marka” thekson se është e pabesueshme që një lojtari të tillë, si gjermani, kontrata i përfundon pas pak muajsh, në 2023. Nuk dihet se çfarë do të bëjë më pas Krosi, pasi më herët ka thënë se mund ta mbyllë karrierën. Apo Reali do të bëjë siç bën me Modriçin, që ia zgjat kontratën vetëm nga një vit?!

Sfidanti.al