Liverpuli mund t’i ketë 200 milionë euro, por Mbape nuk bën për Klopin

Ky është opinioni në Angli, ndërsa sulmuesi francez kritikohet se ka humbur lidhjet me realitetin. Më herët, mediat spanjolle kishin shkruar se Liverpuli mund të jepte verën e kaluar 200 milionë euro për kartonin e Kilian Mbapesë, që sërish duket se dëshiron të largohet. Gjithsesi, analistët thonë se sjellja dhe kërkesat e 23-vjeçarit janë të tilla që duhej të krijonin probleme në unitetin e skuadrës së trajnerit Jurgen Klop. Për më tepër, tekniku gjerman vlerëson më shumë lojtarët që luajnë për ekipin sesa ata që synojnë së pari çmimet individuale.

Sfidanti.al