Marrëveshja e pashkruar në Paris është që dy “gjelat” thjesht duhet të “bashkëjetojnë” në një ekip për të siguruar suksesin, por raporti mes tyre është shumë i keq, ose mund të thuhet se nuk ekziston. Nejmari dhe Kilian Mbapeja nuk janë miqtë më të mirë tek PSG-ja, përkundrazi, ndërsa mediat janë mbushur me histori nga “akullnaja” e krijuar mes tyre. E përditshmja “Marka” (që padyshim nuk e ka shumë qejf Mbapenë për shkak se refuzoi Realin), shkruan se superylli francez dhe ai brazilian kanë një “pakt” për Botërorin, e ndoshta nuk duan t’i prishin punë vetes duke qenë Kupa e Botës në “prag”. Gjithsesi, shqetësimi është se çfarë do të ndodhë pasi të përfundojë turneu në Katar? Nga kjo mund të vuajë Paris SG.
Sfidanti.al